Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Libri i Teuhidit
Libri i Teuhidit
Është e ditur se shkenca për akiden islame është shkenca bazë e cila meriton të përkujdesemi për ta mësuar dhe për t’ua mësuar të tjerëve dhe prej saj varet pranimi i veprave dhe saktësia e tyre. Sidomos kur ne jetojmë kur janë shtuar grupet e devijuara si: Rryma e ateizmit, rryma e sufizmit dhe dervishizmit, rryma e idhujtarisë bashkëkohore – adhurimit të varrezave, rryma e risive të cilat janë në kundërshtim me traditën profetike dhe që tërë këto rryma janë të rrezikshme po që se muslimani nuk është i armatosur me dijen e akides së vërtetë e cila mbështetet në Librin e Allahut dhe Synetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). ky libër është shkruar në lëmin e akides dhe autori është kujdesur të jetë i shkurtër dhe i qartë. Shejhu e ka mbështetur librin e tij në burime të shumta të dijetarëve e sidomos në librat e Shejhul Islam Ibn tejmijes, Ibn Kajjimit, Muhamed b. Abdul Vehabit dhe dijetarë që i përkasin kësaj thirrjeje të begatshme.Botuesi : Ministria e Punëve Islame, Vakëfit, Daves dhe Udhëzimit
Source : http://www.islamhouse.com/p/314452
Random Books
- Besimi i Ehli SunetitBesimi i Ehli Sunetit: Ky libërth përmban sqarimin e akides së Ehli Synetit dhe Xhematit në kaptinën e njësimit të Allahut, emrave të atributeve të Tij si dhe në kapitujt e besimi në Melekë, Libra, Pejgamberë, Botës Tjetër dhe Caktimit të Allahut për të mirë dhe të keqe.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi
Source : http://www.islamhouse.com/p/222
- Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre-
Autor : Një Grup Hoxhallarësh
Botuesi : Uebfaqja i pjesës së Dhjetë të fundit nga Kurani - http://www.tafseer.info
Source : http://www.islamhouse.com/p/384093
- Përmbledhje tregimeshPërmbledhje tregimesh: Është libër i cili ka përmbledhur një sërë tregimesh islame për fëmijë, të cilat janë të shkruara me një metodologji të përshtatshme për fëmijët. Tregimet janë edukative dhe janë marrë nga Libri i Allahut - Kurani, Tradita profetike – Suneti dhe historia islame.
Autor : Muhamed Muveffek Selime - Muhamed Munir El Xhenbaz - Muhjid-din Selime
Përkthim : Irfan Salihu
Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Source : http://www.islamhouse.com/p/329565
- Porosi KuranoreKy libër është tërheqës dhe i veçantë në përpilimin e tij. Libri është i ndarë në tematika të ndryshme të cilat argumentohen me ajete të ndryshme Kuranore që kanë të bëjnë me këto tematika. Ky libër është i dobishëm edhe për të gjithë ata që përgatitin ndonjë ligjëratë dhe iu intereson ndarja tematikore e ajeteve. M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Rishikim : Driton Lekaj
Përkthim : Fehim Dragusha
Source : http://www.islamhouse.com/p/228778
- Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen“Përse ky libër? Nuk do të jenë të paktë ata që ndoshta do ta bëjnë një pyetje të tillë pasi të njihen me tematikën që ai trajton. Në një kohë kur Islami dhe ithtarët e tij janë vënë në bankën e të akuzuarve për një mori akuzash, ku më të spikaturat dallojnë ato të terrorizmit, obskurantizmit, mungesës së tolerancës, prapambetjes, egërsisë, brutalitetit…etj, del në skenë një libër i tillë për ta mbrojtur atë! Pikërisht ky libër u shkrua për t’u dhënë sadopak përgjigje këtij llumi të shpifur akuzash. Ky libër i shkurtër dhe përmbledhës jep një ide të përgjithshme të botëkuptimeve islame dhe më pas iu përgjigjet një seri pyetjesh në mënyrë të shkurtër dhe të përmbledhur.” Ky libër u shkrua si përgjigje ndaj një mori pyetjesh që iu drejtuan Sekretariatit të Këshillit kontinental për Xhamitë në Evropë nga një organizatë evangjeliste, e të cilat kanë të bëjnë me liritë individuale dhe me barazinë mes njerëzve.
Autor : Abdurr-Rrahman Hasen Habenneke El Mejdani
Përkthim : Justinian Topulli
Source : http://www.islamhouse.com/p/314460












