Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Rruga e muslimanit
Rruga e muslimanit
Rruga e muslimanit është një doracak që përmbledh njohuritë elementare rreth Islamit. Pjesa e parë e tij flet rreth disa parimeve të përgjithshme të fesë Islame si: Shtyllat e Islamit, Imanit dhe Ihsanit, pastaj disa sqarime rreth Shehadetit. Pjesa e dytë: përmban disa nga suret e shkurtra të Kuranit me përkthim në gjuhën shqipe. Pjesa e tretë: flet rreth rregullave elementare të Fikhut gjegjësisht pastërtisë dhe namazit duke ilustruar me foto mënyrën e marrjes së abdesit dhe faljes së namazit. Pjesa e katërt: veçohet me komentimin e disa haditheve dhe përfundon me një mori lutjesh të shoqëruara me përkthimin në shqip.Përkthim : Driton Lekaj
Botuesi : Organizata bamirëse 'El Haremejn'
Source : http://www.islamhouse.com/p/339686
Random Books
- Fragmente nga jeta e SahabëveKy libër paraqet fragmente nga jeta e një numër të shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Atyre të cilët ishin yje të udhëzimit dhe të cilët u edukuan në djepin e shkollës profetike. Lexuesi që hulumton bukurinë gjuhësore dhe artin e tregimit do ta gjen në këtë libër. Ai që mundohet që t’i merr shëmbëlltyrë këta burra fisnikë do ta arrin dëshirën e tij, sikur që edhe ai që e hulumton të vërtetën historike do ta percepton atë.
Autor : Abdurr-Rrahman Rafet Basha
Source : http://www.islamhouse.com/p/289724
- Islami dhe Krishterizmi“Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke konsultuar burime autoktone të dy besimeve sikur edhe duke hyrë në thellësinë e dorëshkrimeve të vjetra të shkrimeve kristiane, e edhe atyre kur‟anore gjithashtu, kemi dhënë ide të përgjithshme për çështje si: a është Jezusi (Isai a.s) Zot, a u kryqëzua ai për të na larë nga mëkatet, cila është Fjala e pandryshuar e Perëndisë – Bibla apo Kurani, etj.”
Source : http://www.islamhouse.com/p/314473
- Shtyllat e besimitKy është një libër që flet për kushtet e imanit – besimit duke argumentuar secilën nga ato me argumente të shumta. Libri është botim i Univeristetit Islamik të Medinës i cili mëton të prezantojë kushtet e imanit me një metodë të lehtë dhe sistematizuar mirë.
Autor : Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës
Rishikim : Enes Goga
Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
Source : http://www.islamhouse.com/p/226
- Ta mësojmë IslaminTa mësojmë Islamin: është libër i cili prezanton, me një metodologji të thjeshtë, njohuritë themelore rreth Islamit. Së pari, libri flet rreth shtyllave të besimit dhe atë hollësisht, e pastaj flet për dy shtyllat e para të Islamit, shehadetin dhe namazin, gjithashtu hollësisht. Pas kësaj në mënyrë të përgjithësuar shtjellon disa virtyte islame dhe libri përmbyllet me ngjarjet më të rëndësishme gjatë jetës së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
Autor : Muhamed ALij Fet-hullah
Përkthim : Irfan Salihu
Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Source : http://www.islamhouse.com/p/329569
- Rijadus SalihinNjë ndër enciklopeditë më të njohura të Hadithit. Ky libër do të jetë udhërrëfyes për secilin që ndi¬hmohet me të dhe shërbehet në kërkimin dhe veprimin e veprave të mira, si dhe do të jetë ndalesë prej të këqijave dhe katas¬trofave të ndryshme. Me pak fjalë ky libër është një ndër librat pa të cilat nuk duhet të mbetet shtëpia e myslimanit.
Autor : Ebu Zekerija En Nevevi
Source : http://www.islamhouse.com/p/231837












